Numri i njerëzve që kanë vdekur nga Covid-19 në Britaninë e Madhe tani arrin në 30.076 sipas shifrave të fundit të qeverisë të zbuluara në konferencën për shtyp të Downing Street kësaj pasdite.
Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 649 raste të reja të vdekjes duke çuar totalin në 32.898, transmeton KosovaPress.
Shifrat e fundit vijnë pasi kryeministri Boris Johnson njoftoi sot ambiciet për të arritur 200,000 teste në ditë.
“Por ambicia është qartë që të arrijë deri në 200,000 në ditë deri në fund të këtij muaji dhe pastaj të shkojë edhe më lart”, tha Johnson, duke shtuar se “gabimet janë bërë” në dështimin për më shumë teste të shpejta/TVMalisheva