Zëdhënësi i administratës rajonale të Odesa-s, Serhiy Brachuk i tha televizionit shtetëror ukrainas se një operacion shpëtimi ishte duke u zhvilluar, pasi disa njerëz mbetën të bllokuar pasi një pjesë e ndërtesës u shemb.

Numri i të vdekurve nga raketat ruse që goditën një ndërtesë banimi nëntëkatëshe dhe resort pranë portit ukrainas të Detit të Zi të Odessa mëngjesin e sotëm ka shkuar në 17 dhe dhjetëra qytetarë u plagosën në këtë sulm, njoftuan autoritetet ukrainase.

Predha goditi një ndërtesë në qytetin Bilgorod-Dniester rreth orës 1:00 të mëngjesit, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 30 të tjerë, dhe gjithashtu shkaktoi një zjarr në një ndërtesë ngjitur që strehon një dyqan, sipas një deklarate nga Ministria e Ukrainës, raporton Reuters./TV Malisheva

Share.