Sekretari Organizativ i PSD-së, Nol Nushi ka ironizuar me kryeministrin, Albin Kurti, i cili u pa duke paketuar keksat në një fabrikë në Prizren.

Nushi ka thënë se Kurti po e paketon Zajednicën dhe të cilën po dëshiron që ta shes si OJQ.

“Kryeministri tu e paketu Zajednicen, per me na e shitë si Asociacion OJQ.” – ka shkruar ai në Twitter.

Më tej, Nushi ka thënë se: “këtë fore kanë me honger si keks plotë analista e militanta te internetit!”

Ndryshe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënë bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar ndërmarrjen “Liri”, në Prizren. Fabrikë kjo që bën prodhimin e keksave “Sempre”.

Kurti gjatë vizitës së tij shfyrëzoi rastin që të angazhohet edhe me “punë”, ku në fotografitë që publikoi Zyra e Kryeministrit, ai u pa duke i paketuar keksat “Sempre”.

Gjithashtu, Kurti zgjodhi fjalët më të mira për keksat dhe bëri thirrje për kujdes pasi sipas tij, “ka keksa që duken si sempre por nuk janë sempre”.

/TV Malisheva

Share.