Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për Asociacionin. Pas këtij lajmi ka reaguar anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi.
Nushi duke ironizuar në Facebook ka shkruar “Mos u habitni kur të na thojnë “tradhtar” neve që jemi kundër Zajednicës”, shkruan TV Malisheva.
Qeveria e Kosovës përmes një komunikatë për media ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.
/TV Malisheva