Një grua në Malishevë është arrestuar dje rreth orës 18:10, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj.
Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima ka përfunduar në spital për tretman mjekësor.
“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Kosovës, e cila për shkak të një mosmarrëveshje në shtëpi e kishte sulmuar fizikisht vjehrrën e saj, viktimën femër shtetase e Kosovës, e cila si pasoj ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, me urdhër të së cilit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë./TV Malisheva