Mbajtja e armëve nga të miturit tashmë është bërë dukuri që po shqetëson prindërit dhe shoqërinë, mirëpo kjo dukuri duket se i ka prekur edhe fëmijët.
Një dukuri e tillë, sa shqetësuese aq edhe alarmante është vërejtur në Shkollën e Mesme Profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, ku një nxënës është kapur me një mjet të mprehtë.
Brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 17-vjeçari është kapur mat në orën mësimore, pasi thika që mbante me vete, i ka rënë nga xhepi.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar thikën, teksa të miturin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.
/TV Malisheva