Qytetarë të shumtë kanë dërguar së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA një video të bërë virale në Tik-Tok. Një vajzë, nxënëse në një shkollë në Kosovë, ka pyetur profesorin e saj për marrëdhëniet seksuale dhe këtë e ka filmuar duke e postuar në Tik-Tok.

Vajza e pyet profesorin për marrëdhëniet seksuale dhe më pas qesh, duke e ditur që videoja do të bëhet virale. Ndërkohë profesori nuk thotë asgjë, për aq sekonda sa zgjat videoja.

Ndërkohë vajza këmbëngul që të marrë një përgjigje nga profesori, i cili është duke hedhur sytë në një libër. Sipas qytetarëve që kanë dërguar videon, nxënësja nuk është më shumë se 15 vjeç./TV Malisheva

Share.