Princi i Uellsit ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe është i izoluar, ka deklaruar Clarence House në Twitter.
Sipas BBC, Princi Charles e mori rezultatin sot në mëngjes derisa ka shtyrë inaugurimin e një statuje në Winchester.
Të mërkurën, ai dhe gruaja e tij Dukesha e Cornwall-it takuan njerëz në një pritje në Muzeun Britanik.
Kjo është hera e dytë që 73-vjeçari infektohet me coronavirus, pasi raportoi simptoma të buta në muajin mars të vitit 2020.
Princi Charles do të inauguronte një statujë të Licoricia-s të Winchester, një biznesmene hebreje mesjetare që ishte huadhënëse parash dhe prind i vetëm në qytetin Hampshire. /TV Malisheva