Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ngrit për të disatën herë tashmë, problemin e provajderëve me përdorimin e IP adresave të shtetit Serb, duke bërë kështu që me këtë veprim të dëmtohen qytetarët dhe bizneset.

Përgjatë vizitave në terren dhe takimeve të vazhdueshme të cilat OAK organizon me bizneset bën të ditur se shqetësimi i qytetarëve dhe bizneseve për mosrregullimin e IP adresave, mbetet edhe më tutje aktual.

“Si rezultat i mosrregullimit të IP adresave në ëebsitet shqiptare në Kosovë na dalin reklamat në gjuhën serbe në vend të reklamave në gjuhen shqipe dhe po janë reklama të ndryshme jo të hijshme dhe një gjë e tillë po ndikon në uljen e të hyrave të bizneseve dhe të hyrave edhe në shtet. OAK ka lobuar me herët tek Institucionet vendore që të bëhet ky ndryshim i IP adresave nga Serbia apo Mali i Zi në ato të Shqipërisë, gjë e cila falë bashkëpunimit të ndërsjellë është arritur. Megjithatë kohët e fundit po vërejmë që operatorët kanë kthyer përsëri IP adresat e mëparshme”, thuhet në reagimin e OAK.

“Duke pasur parasysh që ne si Odë jemi duke pranuar vazhdimisht ankesa nga qytetarët dhe nga biznesi i mediave, tek të cilat në fund të faqeve po shfaqen reklama në gjuhen serbe, ku me këtë rast në vend që të ofrohen reklama dhe oferta në gjuhën shqipe, qytetarëve dhe bizneseve po i ofrohen ato nga një shtet i huaj, që është kundër Republikës së Kosovës”, vijon OAK.

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të vendos rregulla për përdorimin e IP adresave nga operatorët kabllorë duke përdorë IP të Shqipërisë deri në marrjen e IP-ve zyrtare të Kosovës.

OAK gjithashtu kërkon nga Provajderët e Internetit në Kosovë që mos të përdorin IP të Serbisë sepse po dëmtojnë bizneset që po reklamojnë përmes internetit si ëebfaqeve dhe rrjeteve sociale.

“Urojmë që kjo çështje të trajtohet me seriozitet dhe e njëjta të zgjidhet sa më parë!“, përfundon reagimi i OAK./TV Malisheva

Share.