Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit, plotësim ̸ ndryshimin e ligjeve aktuale, krijimit të një infrastrukture më të mirë ligjore në vend, shkëmbimit të të dhënave për përkrahjen e studentëve dhe bizneseve, ndryshimin e kurrikulave aktuale, krijimin e vendeve të reja të punës për studentët të cilët janë në studime e sipër, bërjes së hulumtimeve dhe analizimin e tregut të punës dhe nevojave që ka tregu për t’i orientuar studentët në fusha përkatëse, Oda e Afarizmit të Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Fakultetin Juridik.

Oda e Afarizmit të Kosovës dhe Fakulteti Juridik përmes këtij memorandumi të bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, pajtohen që të krijojnë partneritet me qëllim të dhënies së ekspertizave në lidhje me legjislacionin e punës, investimeve të huaja strategjike, mbi përgjegjësinë penale të kompanive, organizimin e përbashkët në avokimin për të ndryshuar/plotësuar legjislacionin në fuqi përgatitjen e propozimeve konkrete dhe pjesëmarrje në grupet punuese si dhe dhënien e konsulencës – këshillave juridike profesionale për bizneset (anëtare të OAK-së) nga personeli akademik dhe bashkëpunëtorët e Fakultetit Juridik.

Kryetari i bordit të OAK-së Skënder Krasniqi me rastin e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit theksoi se është shumë e rëndësishme që bashkarisht të punojmë për krijimin e një infrastrukture më të mirë ligjore në vend.

E nga ana tjetër Dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka theksoi se plotësim ̸ ndryshimi i një ligji disa herë radhazi përmes Udhëzimeve të ndryshme Administrative, është kthyer në fenomen.

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit Dekani i Fakultetit Juridik Prof. Dr. Avni Puka falënderoj Odën e Afarizimit të Kosovës, për inicimin e nënshkrimit të këtij memorandumi dhe gaditshmërinë për bashkëpunim reciprok./TV Malisheva

Share.