Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet të ketë sulmuar fizikisht viktimën femër, më të cilën ishte duke bashkëjetuar. Ngjarja ka ndodhur të hënën ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit të Policisë, viktimës i është ofruar tretman mjekësor si dhe mundësia për strehim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkullnga Kosova nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, i është ofruar mundësia për strehim, por e njëjta ka refuzuar dhe ka shkuar tek motra e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

/TV Malisheva

Share.