Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë i ka kërkuar OKB-së që të punojë për një armëpushim urgjent në Ukrainë.

“Sikur të mos mjaftonte COVID. Një luftë shkatërruese si kjo është e rrezikshme për botën” u shpreh kreu i OBSH, Tedros Ghebreyesus.

OBSH ka identifikuar 43 sulme ruse ndaj ndërtesave të kujdesit shëndetësor në Ukrainë, me të paktën 12 njerëz – përfshirë punonjësit e shëndetësisë – të vrarë dhe 34 të plagosur.

“Në çdo konflikt, sulmet ndaj kujdesit shëndetësor janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar humanitar,” u shpreh Tedros.

Ai tha se sulmet kanë çuar në ndërprerje të rëndë të shërbimeve shëndetësore dhe aksesit në mallrat bazë të shëndetësisë në Ukrainë, duke paralajmëruar se pasojat e sulmit “do të jehojnë për vite, ose dekada me radhë”.

Share.