Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka këshilluar qeveritë që ta testojnë klinikisht ilaçin bimor të promovuar nga presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina si ilaç për koronavirusin e ri.

“Covid-organics” rrjedh nga artemisia – një bimë me veti të provuara antimalariale – dhe barishte tjera autoktone. Rajoelina shpreson që do ta shpërndajë atë në të gjithë Afrikën Perëndimore dhe më gjerë dhe pohon se po shëron pacientë me Covid-19 brenda 10 ditëve, raporton “Guardian”, transmeton KOHA.

Guinea Ekuatoriale, Guinea-Bssau dhe Nigeri kanë marrë tashmë dërgesa nga ky ilaç bimor, ndërsa për të janë të interesuara edhe vendet e tjera, si Tanzania, presidenti i së cilës dërgoi një aeroplan për të sjellë ilaçin në vendin e tij.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar vazhdimisht se nuk janë publikuar studime shkencore mbi ilaçin bimor dhe se efektet e tij nuk janë testuar.

“Rekomandojmë kujdes dhe i këshillojmë vendet që të mos miratojnë një produkt që nuk është testuar për efektivitetin e tij”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i OBSH-së për Afrikën, Matshidiso Moet, duke i bërë thirrje Madagaskarit që të kryejë testime klinike.

Në Madagaskar, asnjë person nuk e ka humbur jetën nga Kovid-19.

Presidenti i Madagaskarit beson se pija e bërë në ishull do të “ndryshojë rrjedhën e historisë” dhe çka më e rëndësishmja, do të shpërndahet falas për të varfrit dhe fëmijët

Share.