Menaxherja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për emergjenca në Ukrainë, Dorit Nitzan tha sot se OBSH-ja po përgatitet për një shpërthim të mundshëm të kolerës në Mariupol, ku janë dëmtuar shumë objekte infrastrukturore.

“Janë dëmtuar shumë tuba dhe nga terreni po marrim informacione se në rrugë ka pellgje dhe se ujërat e zeza dhe uji i pijshëm janë përzier”, ka thënë Nitzan, transmeton Ukrinform.

Sipas saj, OBSH-ja e vlerëson atë si një kërcënim të madh nga shfaqja e shumë infeksioneve, përfshirë kolerën.

Ajo shtoi se organizata është duke përgatitur një vaksinë për kolerën dhe se është duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat joqeveritare dhe partnerët që mund të vijnë në Mariupol për të mbështetur njerëzit.

 

Share.