Qeveria në Hungari po i bën thirrje qytetarëve të marrin vaksinën anti-COVID për të frenuar valën e katërt të pandemisë.

Më herët gjatë muajit, vendi u bë i pari anëtar i BE-së që u lejoi rezidentëve të firmosnin për dozën e tretë dhe tani mbi 187 mijë persona kanë marrë një dozë përforcuese.

Ndërkohë, në Francë, nga shtatori 5 milionë vetë të konsideruar me imunitetet të cenueshëm do të mund të bëjnë dozën e radhës.

Por teksa lista e vendeve që administrojnë dozën e tretë rritet, OBSH po bën thirrje për një moratorium, raporton euronews.al.

“Në vend që të avancojnë me dozat është më mirë që të ndajnë stoqet që kanë me vendet e tjera, në mënyrë që këto të fundit të mund të intensifikojnë administrimin e dozës së parë dhe të dytë. Më pas mund të bëhen vaksinat përforcuese. Ndaj kërkojmë një moratorium”, u shpreh drejtor i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në Serbi, infeksionet dhe shtrimet në spitale janë në rritje. Ekspertët mjekësorë thonë se zbutja e masave për pushimet verore po çon në rritjen e rasteve, të ndihmuara edhe nga hezitimi për t’u vaksinuar.

Në Shtetet e Bashkuara, Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha më në fund aprovimin për vaksinën “Pfizer”.

Vendimi konsiderohet një gur kilometrik që do të bëjë që punëmarrësit të vaksinojnë punonjësit e tyre.

Shpresohet që aprovimi zyrtar të nxisë në tërësi popullsinë të marrë vaksinën, sidomos në shtetet republikane, që deri më sot i kanë bërë rezistencë apelit të qeverisë./TV Malisheva

Share.