Studiuesit po bëjnë progres për vaksinën kundër koronavirusit, por realisht nuk do të jetë gati dhe e disponueshme para fillimit të vitit 2021, deklaroi drejtori i programit të urgjencës të OBSH-së, Mike Ryan.

“Ne duhet të jemi në gjendje t’i shohim komunitetet tona në sy dhe të sigurohemi që kemi ndërmarrë të gjitha masat paraprake të mundshme për ta bërë vaksinën të sigurt dhe efektive para se ta shpërndajmë atë”, theksoi ai, raporton ATSh.

“Edhe pse kjo nënkupton ngadalësim të procesit të zhvillimit të antidotit anti-Covid19, realisht do të duhet të presim muajt e parë të vitit 2021 për t’i parë njerëzit të vaksinohen”, shtoi Ryan.

Share.