Ambasadori në largim i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, është i ftuar sonte në emisionin Pressing në T7.

O’Connell ndër të tjera në këtë emision ka thënë edhe se Kosova nuk duhet të presë që bashkësia ndërkombëtare të marrë vendime për vendin.

“Kosova nuk është më nën administrim ndërkombëtar”, ka thënë Ruairi.

“Tani është koha që Kosova të marrë vendime për vete. Kosova nuk është nën ndikim as të ndërkombëtarëve, as të Serbisë dhe madje as Perandorisë Osmane”

O’Connell ka thënë edhe se arritja e një marrëveshje gjithpërfshirëse është shumë e rëndësishme për vendin, por ai ka thënë se nuk e mbështet një shkëmbim të territoreve si zgjidhje. Ai ka shtuar se as bashkësia ndërkomëbtare nuk e mbështet një gjë të tillë.

Share.