Oda Amerikane e Kosovës fton të gjitha kompanitë në Kosovë që të ndihmojnë me artikuj ushqimorë, veshmbathje dhe para për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se ndihmat do të mblidhen në zyrat e Gjirafa.com (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj, Km i 6-të) dhe në zyrat e Odës Ekonomike Amerikane (Perandori Justinian, 132 Prishtinë), ndërsa për informata më të hollësishme rreth kontribuimit mund të kontaktoni në numrin +38345109900, ose +38344991206, apo përmes emailit në [email protected]. “Oda Amerikane i falënderon kompanitë anëtare që menjëherë i janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për donacione. Mendjet dhe zemrat tona janë me Shqipërinë, me shpresë që fatkeqësi të tilla natyrore të mos përsëriten”, thuhet në një njoftim nga Oda.