Nëse deri në fund të tetorit nuk ka zgjidhje për repartin e fëmijëve në spitalin e Ohrit, i cili prej dy vitesh punon vetëm si ambulancë e rëndomtë, paralajmërohen protesta. Kështu ka bërë të ditur nisma “Shpëtim për repartin e fëmijëve në Ohër”.

“Në këtë periudhë funksionon si shitore apo butik nga ora 08:00 deri në 20:00 çdo ditë nga e hëna deri të premten. Funksionon si shitore, me orar, por kjo duhet të ndryshojë”, deklaroi Vllatko Stojkoski- nisma “Shpëtim për repartin e fëmijëve”.

Fëmijët dhe prindërit e tyre udhëtojnë në Strugë në fundjavë, gjatë natës ose kur nevojitet shtrimi në spital.

“Për momentin gjendja është si rregull i pashkruar, nëse fëmijët e mi kanë temperaturë ose sëmuren të premten në mbrëmje ose në fundjavë, duhet të shkoj në Strugë. Ndodh, sepse ka numër të madh të fëmijëve nga rrethina, presim dy orë për kontroll të fëmijëve, dy orë për infuzion, katër orë jemi atje”, u shpreh Viktoria Kanevçeva- prind.

“Edhe banorët e Strugës e kanë të vështirë të bëjnë termin për fëmijët. Mendoj se i sjellin edhe nga Dibra dhe Ohri në Strugë. Çdo qytet duhet të ketë repart për fëmijë. Kështu është në çdo vend normal, nuk e di pse funksionon tek ne”, tha një qytetar.

“Kam problem me nipin. Sa herë shkoj në Strugë është e tmerrshme, nuk kanë sallë për pritje. Njerëzit janë të sjellshëm, profesionistë, por aq mund të arrijnë”, deklaroi një tjetër qytetar.

“Duhet të ketë repart për fëmijë, por nuk ka pediatër, çfarë të bëjmë. Të gjithë shkuan jashtë vendit si pediatër. Ku është fajtor? Qeveri, shteti”, u shpreh një qytetar.

Në këtë mënyrë reparti ka funksionuar që nga nëntori i vitit 2021, pasi mbeti vetëm me dy pediatër, njëri prej të cilëve ndërkohë doli në pension.

/TV Malisheva

Share.