Shefi humanitar i OKB-së, Martin Griffiths i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të sigurojnë kalim të sigurt për civilët që ikin nga luftimet dhe për dërgimin e ndihmave humanitare në zonat e luftimeve.
OKB-ja dhe partnerët e saj kanë ofruar ushqim për qindra mijëra njerëz, por situata e sigurisë e ka bërë të vështirë arritjen e zonave të caktuara.
Deklarata vjen pasi të dyja palët ngritën akuza ndaj njëra-tjetrës për parandalimin e largimit të sigurt të civilëve.
Ambasadori i Ukrainës në OKB akuzoi Rusinë për bombardimin e korridoreve humanitare – duke bllokuar civilët të iknin në Evropë dhe duke parandaluar dërgimin e ndihmave humanitare.
Por ambasadori i Rusisë në OKB i mohoi akuzat, duke pretenduar pa argumente se ishte Ukraina ajo që po mohonte kalimin e sigurt, shkruan BBC, raporton TV Malisheva.
Griffiths u tha anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së se zyra e tij kishte dërguar një ekip në Moskë për të punuar në përpjekje më të mira të ndihmës humanitare me shpresën për të arritur më të rrezikuarit në Ukrainë.