Agjencia e OKB-së për Fëmijët njoftoi se rreth dy milionë fëmijë janë larguar nga Ukraina deri më tani, dhe 2.5 milionë janë zhvendosur brenda vendit.
Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (UNCR) dhe UNICEF-i thanë se fëmijët janë gjysma e numrit të përgjithshëm të refugjatëve ukrainas.
Rreth 1.1 milion fëmijë janë tashmë në Poloni dhe qindra mijëra të tjerë janë në Rumani, Moldavi, Hungari, Sllovaki, Republikën Çeke.
UNCR gjithashtu regjistroi se më shumë se 100 fëmijë u vranë dhe 134 u plagosën gjatë konfliktit.
Agjencitë e OKB-së paralajmërojnë se fëmijët refugjatë janë në rrezik të lartë për t’u bërë viktima të trafikimit ose shfrytëzimit të qenieve njerëzore.
Agjencitë e OKB-së së bashku me shoqërinë civile dhe shtetet organizojnë qendra “Blue dot” në vendet ku ka refugjatë. Në këto qendra, familjet mund të kërkojnë informacion, të strehohen, të gjejnë fëmijët që kanë humbur në rrugë ose të ndihmojnë fëmijët e pashoqëruar.
/TV Malisheva