Mbi gjashtë milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga shpërthimi i konfliktit me Rusinë, sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatët.
Miliona njerëz të tjerë mendohet se janë zhvendosur brenda vetë Ukrainës, pasi shtëpi të panumërta janë shkatërruar nga granatimet ruse, raporton Sky News.
Shumica e atyre që kanë ikur nga Ukraina kanë hyrë në Poloni, kurse të tjerët kanë ikur për në Hungari, Moldavi, Rumani dhe Sllovaki.
Po thuajse që në të gjithë Evropën kanë arritur refugjatë ukrainas.
/TV Malisheva