Situata në Rripin e Gazës të shkatërruar nga lufta është apokaliptike, civilët detyrohen të bëjnë një zgjedhje të pamundur njëra pas tjetrës, në një territor ku asnjë vend dhe askush nuk është i sigurt, tha nënsekretari i përgjithshëm i OKB-së për Çështjet Humanitare, Martin Griffiths në X.

“Sa herë që mendojmë se gjërat nuk mund të bëhen më apokaliptike në Gaza, ato ndodhin”, tha ai.

“Banorët po urdhërohen të lëvizin sërish, të detyruar të bëjnë zgjedhje të pamundur njëra pas tjetrës”, tha Griffiths.

“Asnjë vend dhe askush nuk është i sigurt në Gaza. As spitalet, as strehimoret, as kampet e refugjatëve”, shtoi zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara.

“Askush nuk është i sigurt. As fëmijët, as punonjësit e shëndetësisë, as punonjësit humanitar. Një mospërfillje e tillë flagrante për njerëzimin bazë duhet të ndalet. Luftimet duhet të ndalen”, shtoi ai. /Syri.net

/TV Malisheva

Share.