Një oligark ukrainas, i cili fitoi pasurinë e tij me ndihmën e Kremlinit, tani po denoncon presidentin rus Vladimir Putin.
Duke folur për NBC News ndërsa ishte në arrest shtëpiak në Austri, miliarderi Dmytro Firtash tha se lideri rus nuk mund të fitojë në Ukrainë.
“Është koha për të ndaluar. Nuk do të ketë fitore. Sa më gjatë të zgjasë lufta, aq më keq do të jetë për popullin rus, jo vetëm për popullin ukrainas,” tha ai.
“Ai nuk do të dalë kurrë fitimtar. Sido që të ndodhë, Rusia do të humbasë”, shtoi ai.
Firtash e bëri pasurinë e tij duke shitur gaz natyror rus në Ukrainë dhe tani po lufton ekstradimin në SHBA, ku po përballet me akuza për konspiracion dhe ryshfet. Ai ka qenë në arrest shtëpiak për tetë vjetët e fundit.
Denoncimi i tij vjen pas Oleg Tinkov, një oligark që e quajti “masakrën” e Moskës në Ukrainë një “luftë të çmendur”. Oleg Deripaska gjithashtu ka bërë thirrje për t’i dhënë fund luftës, pa e kritikuar drejtpërdrejt Putin-in.