Merkato e Interit ende sillet rreth të ardhmes së André Onanës. Portieri kamerunas ka zgjuar interesimin e madh të Manchester United.

Skuadra angleze sipas mediave në Itali ka paraqitur ofertën prej 50 milionë eurove, por që Interi po i kërkon 60 milionë.

Në mëngjesin e sotëm portieri i lindur në vitin 1996 ka bërë një reagim në instagram ku ka dhënë shenja lamtumire.

“Çdo jetë ka një histori dhe çdo histori ka një fund… kurrë mos u tall me askënd”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, për të ardhmen e Onanas ka folur të mërkurën drejtori sportiv i Interit i cili ka thënë se deri më tani ofertat për kamerunasin nuk kanë qenë në nivelin që ata presin.

/TV Malisheva

Share.