Corsa e fundit, e gjeneratës së gjashtë, ka fituar njohjen e Autobest 2020.
Opel Corsa e re debutoi këtë vit në Panairin e veturave në shtator në Frankfurt dhe për herë të parë përveç modelit të makinës konvencionale, u prezantua edhe versioni elektrik Corsa-e, transmeton KosovaPress.
Një juri e gazetarëve ndërkombëtarë nga 31 vende mori vendimin pasi testi përfundimtar u zhvillua në Stamboll.
“Ne jemi shumë me fat që kemi marrë këtë njohje,” tha kryeshefi ekzekutiv i Opel, Michael Lochseler.
“Zgjedhja e gazetarëve të pavarur specialistë tregon se me Corsa-n e re kemi krijuar një makinë për të gjithë ata që janë në kërkim”, shtoi ai.
Vendi i dytë i takoi modelit Peugeot 208 dhe i treti crossoverit më të vogël të Skoda, modeli Kamiq.
Ndryshe, vitin e kaluar çmimi “Autobest” iu nda Citroen Berlingo, Peugeot Rifter dhe Opel Combo.