Operatorët kabllor që operojnë në Kosovës, përmes një shkrese i janë drejtuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Ministres së Kulturës, Vlora Dumoshi, shkresë në të cilën shkresë vërejtjet e tyre lidhur me vendimin me për caktimin e tarifës për shfrytëzimin e lëndës së mbrojtur me rastin e ritrasmetimit.

Operatorët kabllorë kanë shprehur qëndrimet dhe vërejtjet e tyre. Ata kanë kërkuar pezullimin e këtij vendimi të Ministres Dumoshi, deri në një vendim tjetër, duke e ftuar Qeverinë për një bashkëpunim , në mënyre që të tejkalohet kjo gjendje.

Në shkresën që ka siguruar TV Malisheva, thuhet se “përkundër faktit që Qeveria ka marr vendimin për caktimin e tarifës për të drejtën e autorit, ka lënë të hapura çështjet pezull që kanë të bëjnë me funksionimin e VAPIK, qartësimi i të cilave domosdoshmërisht do duhej t’i paraprijë caktimit të tarifave, përkatësisht përkundër insistimit të vazhdueshëm të operatorëve”.

Më tej, në shkresë thuhet se operatorët që operojnë në Kosovë kundërshtojnë fuqishëm tarifat e vendosura përmes vendimit me numër të referencës / i datës , meqë konsiderojmë se gjatë caktimit të të njëjtave nuk janë marr për bazë rrethanat e nevojshme dhe mbi të gjitha, procesi si i tillë nuk ka qenë transparent dhe ka përjashtuar operatorët kabllor”.

Share.