Gjilani merr një goditje të rëndë. Skuadra e Gentjan Mezanit ka humbur për pjesën më të madhe të këtij sezoni mbrojtësin Ylli Shameti i cili është operuar në Athinë në fillimin e kësaj jave për shmangur problemet me meniskun e këmbës së majtë. Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat kosovare kjo ndërhyrje kirurgjikale mund ta lërë jashtë ish-kapitenin e Kukësit për një periudhë disa-mujore, me 35-vjeçarin që mund të humbasë pjesën më të madhe të këtij sezoni. Megjithatë te Gjilani nuk janë gjendur të papërgatitur nga ky dëmtim pasi kanë kontaktuar vlonjatin Franc Veliu i cili është një lojtar i lirë në treg për momentin dhe ka shanse të mëdha t’i bashkohet skuadrës së Mezanit në Kosovë.

SS

Share.