Pas një numri të konsiderueshëm të rrjedhjeve online dhe thashethemeve, gjigandi i teknologjisë, kompania kineze OPPO zyrtarisht ka lansuar modelin e ri të telefonit Find X2 Lite në faqen e saj portugeze.
Karakteristikat kryesore të telefonit përfshijnë ekranin AMOLED, një kamerë të pasme të katërfisht, me kryesoren që ofron 48MP, një sensor të gjurmës së gishtërinjve nën ekran dhe mbështetjen për rrjetin mobil 5G.
Ndërkohë, kompania nuk ka zbuluar ende detajet e disponueshmërisë së saj në tregun evropian./ Tv Malisheva