Sot me fillim nga ora 13:00 në selinë e FFK-së, është hedhur shorti në Superligën e Kosovës për edicionin 2022/23.
Superliga garat do t’i fillojë më 13 gusht, derisa Liga e Parë më 20 gusht.
Klubet e Superligës dhe Ligës së Parë, do të mësojnë nëntë takimet e para, më pas do të bëhet i ditur i gjithë kalendari i skuadrave.
Klubet do të takohen nga katër herë në sezon mes tyre, me nëntë kundërshtar, për të kompletuar 36 javë në elitën e futbollit të Kosovës, shkruan TV Malisheva.
FC Malisheva në javën e parë të Superligës së Kosovës e pret në shtëpi kampionin në fuqi Ballkanin.
Orari i ndeshjeve në Superligë për FC Malishevën:
Java e parë:
Malisheva – Ballkani
Java e dytë:
Gjilani – Malisheva
Java e tretë:
Malisheva – Ferizaji
Java e katërt:
Malisheva – Drenica
Java e pestë:
Trepça ‘89 – Malisheva
Java e gjashtë:
Malisheva – Dukagjini
Java e shtatë:
Prishtina – Malisheva
Java e tetë:
Malisheva – Drita
Java e nëntë:
Llapi – Malisheva