Perspektiva për tregun botëror të punës në gjysmën e dytë të vitit 2020 është “shumë e pasigurt” dhe parashikimi i rikthim nuk do të jetë i mjaftueshëm që punësimi të kthehet në nivelet e para pandemisë COVID-19.

Kështu thotë Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), në raportin e saj të fundit “ILO Monitor: COVID-19 dhe bota e punës, edicioni i pestë”.

Në këtë raport, ILO thotë se në tërë botën, pandemia COVID-19, gjatë tremujorit të dytë 2020, ka zhdukur 400 milionë vende të punës.

Ku rënia e orëve botërore të punës ishte “dukshëm më e keqe sesa pritej” në gjysmën e parë të vitit.

Amerika ishte vendi më i goditur, duke humbur 15.6 për qind të orëve të punës.

Në të gjithë botën, rreth 11.9 për qind e orëve të punës humbën në tremujorin e dytë.

ILO vlerëson se humbjet e orarit të punës pritet të mbeten në nivelin e 4.9 për qind në tremujorin e katërt, i barasvlershëm me 140 milionë punë me kohë të plotë.

Sipas një skenari pesimist, me një valë të dytë të pandemisë, kjo shifër mund të rritet në 11.9 për qind.Tv Malisheva

Share.