Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, mbrëmë në Skenderaj, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore./TV Malisheva
Njoftimi i policisë:
Skenderaj, 14 shtator 2022-Nën dyshimin e bazuar për ushtrimin e veprimtarisë së kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, në orët e mbrëmjes së datës 14 shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në rrugën “Adem Jashari” në Skenderaj, kanë identifikuar një lokal ku ushtrohej veprimtari e lojërave të fatit.
Në lokalin ku dyshohej për veprimtari të dyshimta, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar:
• 6 televizorë
• 7 monitor
• 7 shtëpiza te kompjuterit
• 3 printer
• 2 lexues të tiketave
• gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë
Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person i cili më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa hetuesit policorë janë duke vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore.