Sot u organizua Forumi “Siguria Kibernetike në Industrinë Bankare”, ngjarje kjo e bashkëorganizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Shoqata shqiptare e Bankave të mbështetura nga fondi evropian për Evropën Juglindore.
U mblodhën ekspertë, përfaqësues të institucioneve financiare e rregullatorë për tu shqyrtuar sfidat dhe mundësitë që ofron Siguria Kibernetike, pasi që kjo e fundit është më e rëndësishme se kurrë më parë.
Ky forum është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sigurisë në sektorin bankar.
Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija tha: “Ky forum është hap i rëndësishëm drejt trajtimit të sfidave të mëdha që lidhen me sigurinë kibernetike dhe që do të shërbejnë si një platformë e rëndësishme për koordinim dhe bashkëpunim në këtë fushë”. duke berë apel për bashkëpunim mes bankave.
“Duke pasur në mendje se siguria kibernetike nuk është një sfidë që mund të përballemi vetëm dhe që kërkon bashkëpunim të ngushtë mes bankave autoriteteve përgjegjëse, shoqërisë por edhe vendeve të rajonit. Bëj apel që të kemi sa më shumë bashkëpunim ndër institucional dhe rajonal dhe të ndajmë me njëri-tjetrin përvojat dhe informacionet relevante për t’i përballuar në mënyrë efikase me këto rreziqe, të cilat në fakt na cenojnë të gjithëve”, tha ai.
Zyrtarja e lartë për investime në Finance Motion dhe këshilltare për insetime në EFSE Venera Hoxha tha: “Ne mendojmë të vazhdojmë bashkëpunimin si me Shoqatën e Bankave si me Bankën Qendrore dhe të gjithë, pasi qe mendojme se kjo është një temë shumë e rëndësishme për një klimë të qëndrueshme të bashkëpunimeve dhe investimeve” .
Kryetari i bordit të drejtorëve në Shoqatën e Bankave të Kosovës dhe njëkohësisht kryeshef ekzekutiv në Bankën Kombëtare Tregtare Suat Bakkal tha: “Siguria kibernetike nuk është një sfidë teknike, është një pjesë qenësore për mbrojtjen e klientëve dhe praktike etike bankare. Së bashku ne sigurojmë që industria bankare të mbetet një kala e sigurisë në botën në rritje”.
Ky forum është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sigurisë në sektorin bankar dhe është një prioritet për stabilitetin financiar, dhe jo vetëm. Impakti i tij shkon deri tek siguria kombëtare.
/TV Malisheva