Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Perlepnicë në Gjilan, për organizim të lojërave të fatit online.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në telefonin e të dyshuarit është hasur programi me të cilin janë zhvilluar lojërat e fatit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./TV Malisheva

Share.