Këngëtarja Orinda Huta dhe prezantuesi i njohur, Turjan Hyska, njëherësh edhe anëtar i grupit Produkt 28, janë bërë prindër për herë të parë të enjten e 15 korrikut.

Ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Atara.

Lajmi u bë i ditur nga vet dyshja përmes fotografive të publikuara në rrjetet sociale, ku konfirmuan se Orinda dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë.

Turi ndau me ndjekësit e tij në Instagram një fotografi me vajzën në krah pas lindjes, duke shkruar me shaka në mbishkrimin e saj: “Atara lëre Tik Tok-un, vrap gjumë tani”.

 

I njëjti më pas ka fotografuar edhe bashkëshorten e tij, Orindën, me vajzën e porsalindur, teksa marrin një sy gjumë.

“Po flenë gocat! Faleminderit te gjithëve”, shkroi më tej këngëtari i Produkt 28.

Ndërkohë të shumta kanë qenë urimet, që dyshja kanë pranuar nga fansat, familjarët dhe shumë personazhe VIP në hapësirën për komente. /TV Malisheva

 

 

 

Share.