Oriola Marashi shquhet si ndër modelet me tiparet më të bukura në estradë.

Ajo përmes imazheve në rrjet gjithmonë sjell të pathëna nga jeta personale, po ashtu edhe nga ajo profesionale.

Këto ditë modelja është parë duke udhëtuar në vende të ndryshme, pasi edhe ka qenë e angazhuar me punë.

Kështu, në një postim në Instagram, bukuroshja brune ka bërë të ditur se ka qenë pjesë e pistës së modës të “Guess”.

Në shumë prej imazheve ajo u pa me veshje të ndryshme, të cilat e shfaqnin tërheqëse.

Vlen të përmendet se edhe Oriola pati rastin të mahnit me bukurinë natyrale, për të cilën pëlqehet shumë. /TV Malisheva

Share.