Kancelari gjerman, Olaf Scholz i është bashkuar radhëve të personaliteteve botërore që singaporianët i kanë vënë emrin orkideve të tyre.
Scholz personalisht, në një ceremoni në rezidencën e kolegut të tij nga Singapori Lee Hsien Loong, vendosi një pllakë me emrin e tij përballë species së re të orkidesë, e cila do të quhet Renanthera Olaf Scholz.
Kjo vazhdoi traditën e emërtimit të orkideve nga Singapori pas vizitës së shtetarëve.
“Sinqerisht, nuk u bëra politikan për këtë, që të kisha një bimë me emrin tim, por jam ende thellësisht i nderuar”, tha Scholz.
Paraardhësi i tij prej shumë kohësh në të njëjtin pozicion ka edhe orkidenë e saj, Dendrobium Angela Merkel.
Orkideja është lulja kombëtare e Singaporit dhe Scholz u ndal në qytetin-shtet rrugës për në një takim të samitit të G20 në Indonezi./TV Malisheva