Viktor Osimhen u shpreh se duan t’u japin titullin tifozëve të Napolit.

“Pasioni për futbollin këtu është thjesht diçka që nuk mund ta përshkruaj”, u shpreh ai.

Osimhen foli edhe për lëvizjen e verës dhe Man United: “Nuk e di se çfarë ka e ardhmja. Në fund të sezonit do të ulem me agjentët e mi dhe do të diskutoj. Do të jem në bisedime edhe me Napolin”, “Unë jam jashtëzakonisht mirënjohës për Napolin. Ne do të gjejmë një zgjidhje të mirë së bashku”, tha ai.

Osimhen tregoi se kush ishte idhulli i tij : “Didier Drogba është idhulli im. Më pëlqente ta shikoja duke luajtur si fëmijë. Gjithmonë kam dashur të jem si ai!”.

Në 28 ndeshje Osimhen këtë sezon i ka 23 gola, 4 gola në Ligën e Kampionëve.

/TV Malisheva

 

Share.