Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Islandë ka zhvilluar takim me presidentin e këtij vendi, Gudni Thorlacius Jóhannesson. “Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze”, ka thënë.
“Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”,ka shkruar Osmani.
“Mikpritje e përzemërt nga Presidenti i Islandës, Gudni Thorlacius Jóhannesson sot në Rejkjavik.
Diskutuam marrëdhëniet tona të mira ndërshtetërore dhe gatishmërinë e përbashkët për t’i thelluar ato. Në diskutim me presidentin Jóhannesson, kërkova që mbështetja e palëkundur e Islandës për Kosovën të vazhdojë edhe në avancimin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përgjatë presidencës islandeze.
Dy vendet tona janë lidere në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe ndajnë vizionin e njëjtë për një Evropë paqësore, të sigurt dhe demokratike”, ka shkruar Osmani në rrjetin social Facebook.