Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka reaguar pasi nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq, i është djegur vetura.
Në një postim në “X” Osmani ka thënë se kjo vepër është kriminale dhe ka për qëllim të shprëndajë frikë te serbët vendas.
Teksa është shprehur se autorët do të përballen me drejtësinë.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është vepër kriminale që synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucione. Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, ka shkruar ajo.
Djegien e veturës e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
“Po është djegur një veturë në një pjesë të saj, motori. Dëmi është diku 200-250 euro”, ka deklaruar ai.
The burning of the car belonging to the deputy mayor of Leposavić, Mrs. Dragana Miletić, is a criminal act that aims to spread fear among local Serbs and inhibit their integration into 🇽🇰 institutions.
The perpetrators of this cowardly and despicable act will face justice. https://t.co/xbDZHyuYAm
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 14, 2023
/TV Malisheva