Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i është përgjigjur kërkesës së presidentit Thaçi që t’i raportojë Kuvendit për takimin në Shtëpinë e Bardhë dhe takimet e tjera në Ëashington, raporton TV Malisheva

Në letrën e kryetares së Kuvendit thuhet se “në përputhje me praktikat e mëhershme, të ndërtuara tashmë nga presidentët që kanë shërbyer para jush, kërkesa për t’iu adresuar Kuvendit duhet të dërgohen disa ditë më herët, në mënyrë që Kuvendi i Kosovës të ketë kohë të mjaftueshme për ta organizuar seancën”.

Po ashtu në letrën dërguar presidentit Thaçi, Osmani ka njoftuar se Kuvendi deri më datën 9 mars ka disa seanca të parapara dhe se kërkesa e tij do të shqyrtohet nga Kryesia e Kuvendit, tek pas datës 9 mars.

Share.