LDK-ja në mbledhjen e Kryesisë mandatoi Avdullah Hotin për kryeministër. E në këtë mbledhje nuk ishte prezentë Vjosa Osmani, për të cilën kreu i LDK-së tha se ka pasur ftesë, por që nuk ka dhënë arsye për mungesë.
Megjithatë, Mustafa tha se Osmani edhe në Qeverinë Hoti mundet të ushtrojë funksionin e saj në krye tëKuvendit.
Por që kjo varet nga dëshira e saj.
“Sa i përket neve ajo mund të mbetet kryetare e Kuvendit”, tha Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë, ku bashkë me të mandatuarin Avdullah Hoti mbajtën një konferencë për media/TVMalisheva