Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka thënë se ka analizuar draft-statusin e propozuar nga BE dhe SHBA për Asociacionin.

Osmani para mediave nuk ka dasht të jap komente lidhur me draft-statutin, duke thënë se vlerësimet e veta do t’I jap nëse do të ketë nënshkrim nga palët, transmeton Telegrafi.

“Është dorëzuar një plan i ri nga të dërguarit e posaçëm të BE dhe SHBA, aty parashihet që vlerësimi i Kushtetutshmërisë ta bëjë Gjykata Kushtetuese. Nuk do të nxitojë për vlerësime.
Në takimin e fundit, Kosova ka treguar gatishmërinë për nënshkrimin e marrëveshjes bazike, e kam lexuar dhe analizuar me vëmendje të thellë gjerë e gjatë, mirëpo vlerësimit e mija do t’i jap nëse kemi proces të nënshkrimit. Pasta, kur të dorëzohet në gjykatën kushtetuese do t’i dërgoj mendimet e mija edhe në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ajo.

 

Presidentja këto komente i bëri pas takimit që ka pasur me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

/TV Malisheva

Share.