Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka njoftuar se seanca për krijimin e Komisionit Hetimor Parlamentar do të mbahet më datën 4 qershor.

“Arsyeja themelore e mbajtjes së kësaj mbledhje ishte se e kemi obligim ligjor të trajtojmë kërkesat për komisione hetimore në mënyrë që ta zëmë formimin e Komisioni parlamentar.Më datën katër qershor do të trajtohet formimi i këtij komisioni. Meqë kemi më pak se 40 nënshkrime komisioni formohet në seancë plenare”, tha Osmani.

Ajo tha se në kë mbledhje nuk pati konsensus për nisma legjislative.

“Materialet që Qeveria i ka protokolluar para rrëzimit të Qeverisë. Raporti i buxhetit nuk mund të trajtohet në këtë seancë. Nuk kishte konsensus as për nisma legjislative. Nuk pati një shumicë të nevojshme për këto nisma.Osmani deklaroi se në këtë mbledhje u diskutua edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, dy prej tyre të cilat e kanë afatin e fundit muajin qershor.“

Ka një gatishmëri prej disa grupeve që të gjejmë një mundësinë mos te bllokohen këto marrëveshje ndërkombëtare. Dy prej marrëveshjeve që janë lidhur me Bankën Botërore ne Qeverinë Haradinaj e kanë afatin e fundit qershorin andaj duhet si Kuvend të arrihet konsensusi.Kryeparlamentarja foli edhe për shkresën për mandatimin e deputetit Etem Arifi, për te cilin tha se i përket KQZ-së.

“Vendimi i formës së prerë për Zotim Arifi ka marrë plotfuqishmërinë e vet në legjislaturën paraprake. Lëshimi është bërë nga KQZ-ja që duhet ta mandatojë deputetin”./Tv Malisheva

Share.