Kryeparlamentrja Vjosa Osmani, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 22 vjetorin e vdekjes.

Osmani ka thënë se aktiviteti i tyre nuk pushoi deri në frymën e fundit, shkruan Klan Kosova.

“22 vjet më parë Fehmi e Xhevë Lladrovci u shndërruan jo vetëm në heronj të Kosovës, por në rrëfimin që do të mbijetojë brezat për çiftin dëshmorë”, tha ajo.

“Siç e kaluan bashkë gjithë jetën, vazhduan edhe në luftë duke e transformuar aktivitetin e tyre kombëtar në luftë për çlirimin e vendit për të cilën nuk pushuan deri në frymën e fundit”.

“Në betejën e Çiçavicës u takuan së fundi e po aty ranë të dytë për t`u shndërruar në referencë të lirisë sonë, në kurajo dhe në inspirim se për lirinë gjithçka ka kuptim. Xheva me Fehmiun janë kuptimi i lirisë sot, janë amaneti i brezave dhe thirrje që shtetin ta bëjmë siç deshën ata”.

Share.