Ushtruesja e detyrës së Presidentes Vjosa Osmani dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.

Osmani tha se Rugova ndërtoi urat më të fuqishme me shtetet të cilat ende na qëndrojnë pranë.

“Ju njoftojmë që jemi këtu për ta nderuar kujtimin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova. Njeriu që i bëri bashkë shqiptarët rreth idesë dhe kauzës së lirisë dhe Pavarësisë, njeriu që diti të ndërtojë urat më të fuqishme me shtetet të cilat ende na qëndrojnë pranë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të. Themelet që ai ndërtoi, përgjithmonë do të mbesin udhërrëfyes për ne”, tha Osmani./TV Malisheva

Share.