Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.
Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, ajo theksoi se është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar.
“Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë. Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”, u shpreh presidentja e vendit.
Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë Milan Radoiçiq.
“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë ajo.
Osmani u pyet edhe për marrëveshjen Ohrit.
Ajo tha se vetëm një palë (Kosova) është konstruktive në implementimin e marrëveshjeve të arritura.
“Ne kemi zbatuar gati 99 për qind të marrëveshjeve të arritur përkundër që Serbia nuk e ka bërë asgjë. Vuçiq është i gatshëm të negociojë, por jo edhe të zbatojë marrëveshjet”.
“Ne asgjë nuk po kërkojmë pos të jetë një dialog fer dhe i balancuar. Dhe duke mos pasur balancim në bisedime, ka inkurajuar Vuçiqin të veprojë ashtu sikur diten e diel, tha Osmani.
/TV Malisheva