Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesit e shteteve të QUINT-it.

Sipas disa burimeve në këtë takim është duke u diskutuar për zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Takimi nuk është duke u zhvilluar në presidencë, mirëpo në një lokacion tjetër dhe është i mbyllur për media.

Ndryshe, dy ditë më parë presidentja Osmani zhvilloi takime të ndara edhe me krerët e partive opozitare.

/TV Malisheva

Share.