Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë dhe të mposhtim çdo gjë.
“Tetori Rozë. Ngjyrë shprese, forcë e unitetit. Muaj që shërben për ngritjen e vetëdijes tek secili për rreziqet e kancerit të gjirit. Muaj që na kujton se kur bëhemi bashkë, mund të mposhtim çdo gjë. Sot na bëri bashkë marshi, e tërë vitin do jemi pranë njëra-tjetrës. Kështu fillon ndryshimi”, është shprehur ajo.
Ndryshe, grupe qytetarësh e përfaqësues institucionesh vendëse e ndërkombëtare u mblodhën të shtunën në një parakalim në qendër të Prishtinës, i cili synon ngritjen e shkallës së ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit.