Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sot për në Turqi, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan, Osmani, e shoqëruar nga Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, do të jetë përkrah krerëve të tjerë të shteteve nga mbarë bota.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka fituar në zgjedhjet presidenciale të 28 majit.

/TV Malisheva

Share.